Një edukatore u arrestua në Korçë, e dyshuar se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin që frekuentonte.
Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë kur vuri re se prej disa ditësh, djali nuk ishte në gjendje të mirë.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija i tregoi se ishte goditur nga edukatorja.
Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen veprime hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.
Në përfundim të verifikimeve, edukatorja u arrestua për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.