E shtunë, 24 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë! Ndahet nga jeta “Lea” e Alban Skënderajt
Lajme

E trishtë! Ndahet nga jeta “Lea” e Alban Skënderajt

Bota e muzikës shqiptare është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun me emrin artistik Rinesancë. Artistja u shua në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur motra e saj, Drenisa, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen e familjes për humbjen e parakohshme të Rinesës.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirt i bardhë”, shkroi ajo në mesazhin e lamtumirës.

Alban Skënderaj kujton Rinesën: E jetove jetën me guxim, si një Lea e vërtetë

Mesazhe prekëse kanë ardhur edhe nga artistë të njohur shqiptarë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.

Këngëtari Alban Skënderaj e kujtoi Rinesën përmes një mesazhi të veçantë, duke zbuluar lidhjen e saj me një prej projekteve të tij muzikore. Rinesa kishte interpretuar personazhin e Leas në një prej videoklipeve të artistit, duke lënë një kujtim që tashmë merr një domethënie edhe më të dhimbshme.

“Prehu në paqe Rinesa. Dhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, shkroi Skënderaj.

Në mesin e artistëve që shprehën ngushëllimet e tyre ishin edhe Dafina Zeqiri, Fifi dhe Tayna, të cilat iu bashkuan mesazheve të shumta të dhimbjes për humbjen e artistes së re.

Beteja me tumorin në tru, e diagnostikuar në vitin 2025

Rinesa Qeriqi ishte diagnostikuar me tumor në tru në vitin 2025. Gjatë përballjes me sëmundjen, ajo iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve me rrezatim, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore.

Me përkeqësimin e gjendjes, familjarët kishin kërkuar edhe ndihmë financiare për të përballuar kostot e trajtimit.

E lindur në Prishtinë, Rinesa jetonte dhe zhvillonte aktivitetin e saj artistik në Kanada. Ajo ishte dalluar për stilin e veçantë muzikor, interpretimet në rrymën rep dhe tekstet personale, përmes të cilave përcillte përjetimet dhe identitetin e saj artistik.

Jeta e saj u ndërpre shumë herët, në një moshë kur kishte ende shumë për të përjetuar dhe për të krijuar. Për familjen, miqtë dhe ata që e njohën përmes muzikës, Rinesa do të kujtohet si artistja e re që la pas zërin, krijimtarinë dhe kujtimet e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.