SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë
Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Live me Luizin” këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni.
Gjatë intervistës, Luiz Ejlli i bëri dhe një lojë. Ai i jepte disa fotografi, të cilat ajo nuk do i shikonte por Luizi do ia shpjegonte dhe Ingriti do i gjente se për çfarë e për kë bëhej fjalë.
Në momentin që i dha foton e këngëtares së njohur, Çiljeta Xhilaga, Ejlli e pyeti edhe për raportin që ka me të.
“Si është marrëdhënia sot me Çiljetën, a i ka rezistuar kohërave?”, e pyeti ai.
“Po i ka rezistuar, me ca devijime të vogla se ajo ka bërë shoqe më të ngushta në jetën e vet. Çili është një shoqe zemre, pushimet nuk i bën me mua, ka nisur t’i bëjë me shoqe të tjera”, tha ajo.
Më pas Luizi e pyeti “se pse e gjithë Shqipëria atëherë iu shikonte si dy rivale?”.
“Se ishim rivale në ato fillime. Ne ishim konkurrente, që do të thotë që në një club që unë këndoja, domosdoshmërisht do të ishte ke club-i të nesërmen”, tha Gjoni.
Ndërsa duke folur se pse nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja tha me humor se e ka hequr pasi nuk shkoi me pushime me të.
“Me thënë të drejtë e hoqa nga Instagram. Tjetër pardje ishim bashkë për darkë. Por preferoj ta heq se nuk zgjodhi të shkojë pushime me mua. Jam mërzitur shumë. Ajo nuk më ka hequr por më thotë ‘më bëj se le nam’”, tha këngëtarja.
Top Channel