Afërsisht 500 anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike nga Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci pritet të jenë pjesë e protestës kombëtare që zhvillohet sot para Kryeministrisë.
Udhëtimi drejt kryeqytetit do të bëhet me automjetet personale të pjesëmarrësve, pa organizim të përbashkët. Sipas të dhënave, kjo zgjedhje synon të shmangë tërheqjen e vëmendjes dhe identifikimin e tyre nga policia.
Të lidhura
None found
Mobilizimi i demokratëve vjen pas apelit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për pjesëmarrje në protestën e sotme.



