• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOSJA/ Mbyti babanë me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, nën akuzë edhe nëna për fshehje!

by A. Q
24/10/2026 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e Anesti Ramës, 56 vjeç, në fshatin Frashër të Patosit, dhe ka dërguar çështjen në gjyq.

Vajza e tij, Ermalinda Rama, akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërsa nëna, V.R., akuzohet se ka pastruar vendin e ngjarjes dhe trupin e viktimës për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit, ku 56-vjeçari Anesti Rama u vra nga vajza e tij.

Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar në gjyq 26-vjeçaren Ermalinda Rama, e akuzuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, si dhe nënën e saj, V.R., e akuzuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ndodhi në banesën e familjes, ku e reja dyshohet se i shtrëngoi të atit qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas vrasjes, përpara mbërritjes së shërbimeve të Policisë, bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, V.R., dyshohet se kreu veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet trupi dhe për larjen e tij.

Sipas hetimeve, këto veprime synonin ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve të krimit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Prokuroria bën me dije se në përfundimet e saj ka marrë në konsideratë deklarimet e administruara, rezultatet e ekspertimit mjekoligjor, këqyrjen e vendit të ngjarjes, sendet e sekuestruara dhe provat e tjera të mbledhura gjatë hetimit.

Në bazë të këtyre provave, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se ERMALINDA RAMA. ka kryer veprimet që i shkaktuan vdekjen të atit, ndërsa V.R. ka ndërhyrë për të penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Krimi u regjistrua rreth orës 23:00 të 23 korrikut 2025, në banesën e familjes Rama, në fshatin Frashër të Patosit.

Sipas njoftimit të Policisë të publikuar pas ngjarjes, 26-vjeçarja kishte njoftuar autoritetet se babai i saj kishte humbur jetën në rrethana aksidentale. Megjithatë, dyshimet e krijuara gjatë veprimeve të para hetimore çuan në vijimin e hetimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuluan dyshimet për vrasje me mbytje me tel.

Në atë kohë, Policia bëri të ditur se e reja kishte pranuar autorësinë e krimit, ndërsa nëna e saj u shoqërua për t’u hetuar mbi rolin e dyshuar në pastrimin e trupit të viktimës.

Me përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e çështjes për gjykim, tashmë do të jetë gjykata ajo që do të shqyrtojë provat dhe do të vendosë mbi përgjegjësinë penale të dy të pandehurave.

Ermalinda Rama akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, sipas nenit 79/a të Kodit Penal, ndërsa V.R. për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, sipas nenit 301 të Kodit Penal. Të dyja të pandehurat prezumohen të pafajshme deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Next Post
I premtuan një jetë më të mirë, por e shfrytëzuan në mënyrë brutale. Arrestohet çifti shqiptar

Atentat mafioz në Kalabri, vritet bashkëshortja e kreut të dyshuar të mafies, 64-vjeçari mbetet i plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajfuni “Chubi” lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

Tajfuni “Chubi” lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

October 24, 2026
Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

October 24, 2026
Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

Macron për sulmin vdekjeprurës në periferi të Parisit: Akt terrorist dhe racist

October 24, 2026
I premtuan një jetë më të mirë, por e shfrytëzuan në mënyrë brutale. Arrestohet çifti shqiptar

Atentat mafioz në Kalabri, vritet bashkëshortja e kreut të dyshuar të mafies, 64-vjeçari mbetet i plagosur rëndë

October 24, 2026
DOSJA/ Mbyti babanë me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, nën akuzë edhe nëna për fshehje!

DOSJA/ Mbyti babanë me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, nën akuzë edhe nëna për fshehje!

October 24, 2026
“Jam mërzitur shumë”- Krisje në shoqërinë me Çiljeta Xhilagën? Ingrit Gjoni zbulon pse nuk e ndjek në “Instagram”: Ajo nuk zgjodhi që të…

“Jam mërzitur shumë”- Krisje në shoqërinë me Çiljeta Xhilagën? Ingrit Gjoni zbulon pse nuk e ndjek në “Instagram”: Ajo nuk zgjodhi që të…

October 24, 2026
Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

Italia në gjendje alarmi për protestat, forcon masat e sigurisë! Blindohen me efektivë e mjete sheshet nga Milano në Castel Volturno

October 24, 2026
Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

Lufta me Rusinë, Zelensky: SpaceX e ngadalësoi Starlinkun, Musk tashmë është në dijeni

October 24, 2026
Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

October 24, 2026
Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme

Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In