Tajfuni lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

24 Tetor 2026 | 10:16

Ekipet e reagimit ndaj emergjencave dhe teknikët vazhdojnë punën sot, kryesisht për të rikthyer energjinë elektrike në më shumë se 56,000 familje në Tajvan, i cili u godit nga tajfuni Chubi, i cili tani po shkon drejt Kinës dhe Japonisë.

Më shumë se 5,000 njerëz u detyruan të evakuonin shtëpitë e tyre përpara mbërritjes së stuhisë. Pemët u shkulën me rrënjë, linjat e energjisë u rrëzuan dhe u raportuan përmbytje të shkurtra.

Rreth 56,000 familje mbetën pa energji elektrike ndërsa Xabi vazhdoi të godiste ishullin. Gati 24 centimetra shi u regjistruan sot në Qarkun Miaoli, në pjesën perëndimore të ishullit.

Një person ka vdekur dhe më shumë se 500 të tjerë janë plagosur që nga e enjtja, kur qeveria filloi të lëshonte paralajmërime ndërsa afrohej tajfuni.

Xabi u klasifikua për pak kohë si një supertajfun pasi ishte mbi oqean, me erëra që arrinin deri në 300 kilometra në orë, por gradualisht u dobësua.

Tani erërat që sjell po arrijnë deri në 176 km/orë, sipas buletinit më të fundit paralajmërues nga Qendra e Përbashkët e Paralajmërimit të Uraganeve.

Në Kinë, disa lidhje hekurudhore u pezulluan dhe dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Shangai.

Mediat shtetërore raportuan për “reshje të dendura deri të rrëmbyeshme” në pjesë të Jiangsu, Zhejiang, Shangai dhe provinca të tjera.

Dhjetëra fluturime u anuluan në rajon, veçanërisht në Prefekturën Okinawa të Japonisë, ku autoritetet raportuan dy të plagosur për shkak të tajfunit.

Xabi i bashkohet një serie uraganesh në këtë periudhë veçanërisht intensive të fenomeneve ekstreme të këtij lloji në Paqësor, të cilat i atribuohen El Niño-s, pasi këtë vit ujërat e oqeanit në ekuator po mbinxehen në një nivel që, sipas shkencëtarëve, është i pashembullt.

Tani Xabi është larguar, ai ndodhet rreth 150 kilometra në lindje të ishullit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron për sulmin vdekjeprurës në periferi të Parisit: Akt terrorist dhe racist

Presidenti francez Emmanuel Macron i përshkroi të shtënat me makinë në periferinë perëndimore të Parisit “si një sulm terrorist dhe racist”, duke thënë se kjo...
10:09 | 24/10/2026

Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

Një koalicion vendesh arabe, i udhëhequr nga Arabia Saudite, njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga rebelët Huthi të Jemenit u interceptua këtë mëngjes...
09:45 | 24/10/2026

Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj

Polonia po kërkon të marrë pjesë në programin e parandalimit bërthamor të SHBA-së dhe po zhvillon negociata të ngjashme me Francën, tha Ministri i Mbrojtjes...
09:41 | 24/10/2026