E nxori Rama trafikant/ I riu e demaskon publikisht, publikon dëshminë e penalitetit në media

10:18, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ashtu si shumë të tjerë, një i ri protestues që u përmend publikisht nga Rama si prodhues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike ka demaskuar publikisht kryeministrin në një dalje për Syri Tv. I riu me inicialet S.X i bëri apel kryeministrit dhe medieve për publikimin e gjeneraliteteve të tij dhe akuzat e rënda që i janë bërë.

“I nderuar kryeministër, të nderuar përfaqësues të medieve, të gjithë qytetarëve që po më dëgjojnë. Sot jam këtu për të mbrojtur emrin dhe dinjitetin tim mbi të vërtetën time. Në një material mediatik jam paraqitur me emër dhe fotografinë time, edhe pse sytë më janë mbuluar, gjeneralitetet e mia janë shoqëruar me pretendime për precedentë penalë lidhur me veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sot kam në dorë dëshminë time të penalitetit dhe jam këtu për të paraqitur dokumentin zyrtar që kam marrë dhe e bëj publike që mos hamendësohet publikisht. Zoti kryeministër ju drejtohem publikisht: A e kuptoni se pas asaj fotografie të publikuar nga ju në televizion nuk qëndron thjeshtë një imazh, por një njeri me familje dhe një të ardhme që mund të dëmtohet. Kur një figurë publike flet për një qytetar, fjalët e tij kanë peshë, kur një media publikon një material të tillë pasojat janë të rënda. Unë nuk kërkoj privilegje, por askush mos gjykohet nga publiku pa fakte”,- u shpreh i riu.

Më tej ai kërkoi përgënjeshtrimin nga Rama dhe mediat që kanë publikuar foton, gjeneralitetet dhe akuzat ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco