Sa besim keni tek institucionet publike në Shqipëri?; A i mbështesni protestat?

Sa besim kanë qytetarët shqiptarë te institucionet publike dhe private? A i konsiderojnë ato të pavarura, transparente dhe të afta për t’iu përgjigjur nevojave të tyre? Po protestat, a gëzojnë mbështetjen e qytetarëve dhe si mendojnë ata se duhet të zgjidhet kriza?
“Monitor” po zhvillon një sondazh për të vlerësuar nivelin e besimit të qytetarëve te institucionet në Shqipëri, si dhe qëndrimet e tyre ndaj protestave dhe zhvillimeve aktuale.
Përmes kësaj ankete synohet të kuptohet se sa besim kanë qytetarët te institucionet shtetërore, sistemi i drejtësisë, media dhe sektori privat, si dhe cilët janë faktorët që ndikojnë më shumë në këtë besim, nga korrupsioni dhe ndikimi politik te transparenca, llogaridhënia dhe cilësia e shërbimeve.
Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë anonime dhe do të përdoren vetëm nga Monitor për qëllime analize dhe raportimi sa më korrekt të rezultateve.
Për të marrë pjesë në këtë raportim, mjafton të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm.
Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: [email protected] ose përmes rrjeteve tona sociale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









