Ivan Toney bëhet viral pas një penalltie të pazakontë, portieri i Al-Khaleej mbetet i befasuar

Sulmuesi anglez Ivan Toney realizoi dy gola në fitoren 4-1 të Al-Ahli kundër Al-Khaleej, në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Arabisë Saudite. Goli i tij i dytë erdhi nga penalltia, në fund të minutave shtesë.

Takimi u zhvillua të premten në mbrëmje në Xheda. Ndeshja ishte parashikuar të luhej të enjten, por u shty pasi Al-Khaleej nuk u nis në kohë nga aeroporti i Dammamit.

Të lidhura

None found

Toney kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të Eduard Spertsyan në pjesën e parë. Më pas, Artem Bondarenko dhe Francisco Trincao shënuan brenda pak minutash, duke e çuar rezultatin në 3-0. Toney dha asistimin për golin e portugezit. Në minutën e 87-të, Thamer Al-Khaibari realizoi golin e vetëm të miqve.

Penalltia u akordua në minutën e gjashtë të kohës shtesë, kur Toney u rrëzua në zonë pas një goditjeje me shkelm nga një lojtar i Al-Khaleej. Gjyqtari sinjalizoi pikën e bardhë.

Portieri i skuadrës mysafire tentoi ta hutonte Toney-n duke tundur krahët mbi vijën e portës, por anglezi qëndroi i qetë dhe e dërgoi topin në anën e kundërt. Pas realizimit, ai festoi së bashku me shokët e ekipit para tifozëve të Al-Ahli.

Me 13 gola në 11 ndeshjet e para, Toney ka barazuar rekordin e kampionatit për numrin e golave në këtë pikë të sezonit, sipas Opta. Këtë shifër e kishin arritur më parë Omar Al-Somah me Al-Ahli, si dhe Cristiano Ronaldo e Joao Felix me Al-Nassr.

Fitorja e ngjiti Al-Ahli në vendin e pestë me 21 pikë, ndërsa Al-Khaleej renditet i dhjeti me 12 pikë.


Shtuar më 24.10.2026 10:36