Nisin punimet për rregullimin e unazës së brendshme të Skenderajt
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës që shërben si unazë e brendshme e qytetit, e cila lidh rrugën “28 Nëntori” me rrugën “Fadil Rrustemi”, në dalje te Parku “Idriz Rrecaj”.
Sipas Lushtakut, ky segment rrugor ka rëndësi për qarkullimin në qytet, pasi pritet të lehtësojë trafikun dhe të përmirësojë lidhjen ndërmjet pjesëve të Skenderajt.
Ai ka theksuar se ky projekt është një hap drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe kushteve për qytetarët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























