Policia ka shtuar kontrollet në Rrugën e Arbrit, në kuadër të protestës kombëtare të thirrur nga opozita në Tiranë.
Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë dislokuar pranë hyrjes së tunelit të Murrizit, ku po monitorojnë dhe kontrollojnë lëvizjen e automjeteve që vijnë nga ky qark drejt kryeqytetit.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë ndaluar disa automjete për kontrolle, për shkak të dyshimeve se në to mund të ndodheshin persona që mund të bëheshin pjesë e protestës.
Megjithatë, deri më tani nuk është konstatuar asnjë person apo rrethanë e dyshimtë gjatë kontrolleve.
Për të udhëtuar drejt Tiranës dhe për të marrë pjesë në protestë, qytetarët nga Qarku Dibër kanë përdorur kryesisht automjetet private.


