Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka treguar për vështirësitë që e bënë të largohej përkohësisht nga futbolli vitin e kaluar, si dhe për rëndësinë e kërkimit të mbështetjes.
Gjatë një interviste për The Times, uruguaiani e cilësoi si “një moment madhështor” golin e shënuar në fitoren 4-3 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.
Të lidhura
None found
Ai tha se kjo përvojë ishte krejt e ndryshme nga gjendja e tij disa muaj më parë, kur po kalonte një periudhë shumë të rëndë.
Araujo tregoi se kishte vendosur të tërhiqej për pak kohë, pasi nuk ishte ndier mirë për një kohë të gjatë dhe kishte humbur kënaqësinë për futbollin, gjënë që e do më shumë.
Vështirësitë erdhën pas kartonëve të kuq në Ligën e Kampionëve: kundër Paris Saint-Germain më 2024 dhe ndaj Chelseat në sezonin pasues.
Ai kuptoi se duhej të kërkonte ndihmë dhe të bisedonte si me njerëzit e afërt, ashtu edhe me profesionistë. Sipas tij, edhe pse ndonjëherë njeriu përpiqet t’i përballojë gjërat vetëm dhe të duket i fortë, është e rëndësishme të flasë me të tjerët për atë që po kalon.
Araujo qëndroi rreth një muaj larg Barcelonës, u kthye në Uruguai dhe gjeti mbështetje te besimi i tij i krishterë.




