Sipas informacioneve nga dega e Partisë Demokratike në Vlorë, qindra qytetarë të qarkut të Vlorës janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga PD-ja në Tiranë. Pjesëmarrës pritet të nisen edhe nga degët e Partisë Demokratike në Selenicë dhe Himarë.
Burime nga PD-ja në Vlorë bëjnë me dije se nuk ka një organizim të mirëfilltë me transport të përbashkët, por pjesëmarrësit janë regjistruar më parë në degë dhe më pas janë nisur drejt kryeqytetit, kryesisht me automjete personale. Për personat që nuk kanë pasur mundësi transporti, është bërë koordinimi për t’u bashkuar me mjetet e pjesëmarrësve të tjerë.
Sipas të njëjtave burime, pjesëmarrja nga Vlora rezulton më e lartë krahasuar me protestat e mëparshme. Risi këtë herë është edhe regjistrimi i qytetarëve që nuk janë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, por kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar protestës.
Nisja nga Vlora është parashikuar gjatë intervalit 07:00–08:00 të mëngjesit të kësaj të shtune. Një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve pritet që, pas protestës së PD-së, t’i bashkohet edhe protestës së studentëve që do të zhvillohet në Tiranë.
© SYRI.net
Alarm në Bruksel për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Eurodeputetë i kërkojnë Kaja Kallas hetim për policinë
Në mbështetje të studentëve dhe kundër dhunës policore/ ‘Guerrils’ bojkoton zyrtarisht stadiumet: Pezullojmë aktivitetin tifozerik!
Kedhi: Sot shqiptarët do bëhen bashkë për të mundur këtë autokrat, nuk mund t’i lëmë të rinjtë vetëm