Politikë
“Gjithë Shqipëria në Tiranë për të mbështetur studentët”, Berisha: Krah të rinjve edhe opozita

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat ka thënë se opozita dhe qytetarët do të jenë sot në Tiranë në mbështetje të protrestës studentore.
Beteja e Ramëes ndaj studentëve, tha Berisha, do të jetë edhe fundi i tij politik.
“Sot Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre. Sot studentë, sindikate, forca poitike opozitare janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore. Me dhjetra shqiptarë po vijnë nga të katërta anët e vendit. Beteja e narkodiktaorit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që ai meriton”, tha Berisha.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




