“Kam 4 muaj që i dëgjoj poshtë dritares”, Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur me protestat në kryeqytet.
Rama deklaroi se këmbëngulja për të protestuar pa pranuar dialogun është e pakuptimtë, ndërsa nëvizoi se protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë.
“Kur u themi që jemi gati të dialogojmë, atëherë këmbëngulja në protestë është e pakuptimtë. Liria për të protestuar është e drejtë, ndërsa dhuna është një krim.
Prandaj jemi këtu për të adresuar ato që i shohim si të rëndësishme. Po marrim masa kundër dhunuesve, kundër anarkisë dhe për ruajtjen e rendit.
Në anën e sigurisë, në anën e garantimit të të drejtave, në bashkëpunim me partnerët tanë, me hapat që hodhëm, do të dalim shumë shpejt me propozime dhe masa konkrete.
Kush thotë që deri më sot kam qenë indiferent ndaj atyre që kanë bërtitur poshtë dritares sime, në fakt, për katër muaj unë kam dëgjuar më shumë se kushdo tjetër, më shumë sesa ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin, ku kanë sharë, kërcënuar pa thënë asgjë konkrete dhe duke refuzuar në vazhdimësi që të ulen dhe të bisedojnë.
Kam komunikuar edhe me ta. I kam ftuar, por ata janë karakterizuar nga frika ndaj njëri-tjetrit, se mos cilësoheshin si tradhtarë, që janë një grup antifashistësh të ideologjizuar nga profesori ideologjizues i dhunës dhe që kanë një aftësi dhe kapacitet për të futur të tjerët në terror psikologjik”, tha Rama.
Berisha para protestës kombëtare: Sot e gjithë Shqipëria është në Tiranë në mbështetje të studentëve
1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë
Edukatorja i dhunoi djalin në kopsht, flet nëna e 4-vjeçarit në Korçë
- 11:46 Rama: Dhunën në protestë e bënë njerëz të radikalizuar nga Antifa dhe kriminelë të maskuar si studentë
- 11:40 Berisha para protestës kombëtare: Sot e gjithë Shqipëria është në Tiranë në mbështetje të studentëve
- 11:28 Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)
- 11:18 1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë
- 11:14 Edukatorja i dhunoi djalin në kopsht, flet nëna e 4-vjeçarit në Korçë
- 10:55 Franca dislokon 70.000 policë për protestat e reja