“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

24/10/2026 12:09

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, bënë një deklaratë për shtyp, pak përpara se të nisin protestat e paralajmëruar për sot.

“Protesta qëllimet, arsyet dhe mbi të gjitha nevoja të asaj pjese të shoqërisë që ka nevojë për një qasje më agresive të qeverisë për shtrenjtimin e kostove të jetesës, janë fokusi absolut i qeverisë dhe do të ishte edhe më mirë që të kishim një dialog që kanë këto nevoja që të adresojnë këto nevoja. Ne çështje orësh e ditshësh do të prezantojmë reflektimin për atë që se çfarë po na thotë kjo pjesë e shoqërisë, ku sheh nevojën dhe mënyrën për ta bërë këtë qeveri edhe më të vëmendshme.

Ndërkohë, të gjithë ata që himnizojnë, i bëjnë jehonë dhunës, ushtrojnë dhunë, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv, i përqendruar dhe i zgjatur terrori urban, terrori mbi bizneset dhe familjet e zakonshme, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit.

Kush mendon se fshihet nën maskën e studentëve, mund të sjellë këtu terrorin urban të Antifës, mund të bëjë këtu punën e atyre që e duan Shqipërinë të përçarë nga ana fetare, të ndarë nga historia e lavdishme e harmonisë, duhet ta ketë të qartë që nuk do t’ia dalë dhe do të paguajë në një sërë formash, që nga ajo penale tek ajo financiare, për himnizuesit dhe propaganduesit e saj”, tha kreu i qeverisë.

 

Top Channel