Në vazhdën e sulmeve që ka ndërmarrë i tmerruar nga protesta studentore, Edi Rama ka sulmaur edhe Arlind Qorin duke e akuzuar se grupi Antifa sështë sipas tij i ideologjizuar nga profesori i dhunës.
Sipas fantazive të Ramës, Arlind Qori ka një aftësi dhe një kapacitet vërtetë të spikatur për të futur të tjerët në terror psikologjik dhe për të detyruar të tjerët që t’i shkojnë nga mbrapa.
“Kam komunikuar dhe me telefon, i kam ftuar dhe ata i ka karakterizuar frika nga njëri-tjetri, dëshira për të folur, por frika nga njëri-tjetri, frika se do cilësoheshin si tradhtarë, frika se do pastaj, pësonin pasojat e dhunës së të tjerëve, të cilët janë një grup ANTIFA aty, i ideologjizuar nga “profesori” i mirënjohur, “predikuesi” i mirënjohur i dhunës që e njohin të gjithë dhe nuk dua as ta përmend me emër dhe që kanë një aftësi dhe një kapacitet vërtetë të spikatur për të futur të tjerët në terror psikologjik dhe për të detyruar të tjerët që t’i shkojnë nga mbrapa.
Pastaj ka pasur dhe një komponent tjetër, komponent kriminelësh, të cilët kanë qenë të pranishëm, njerëz të hurit dhe të litarit që kanë bërë të tyren në atë protestë. Unë jam i bindur që ditët dhe muajt do të sjellin në dritë dëshmi të vetë atyre protestuesve, kur ata të çlirohen nga gjithë ky qerthull i një revolucioni tërësisht imagjinar pas të cilit qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë. Kjo është pak po është shumë e sigurtë,” tha Rama.













