“Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre. Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë”.

Pas kësaj deklarate të bërë nga Selia e Partisë Demokratike, vetë Sali Berisha nuk iu bashkua në asnjë moment asaj që e quajti ‘uragani’ që do t’i japë fund Ramës.

Kishte thirrur prej ditësh një protestë kombëtare, për të cilën kishte mobilizuar të gjitha degët në rrethe, por pamjet e Report Tv me dron tregojnë se sa iu përgjigjen thirrjes së tij.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë vetëm një grup militantësh të Partisë Demokratike, drejtues, deputetë dhe kryebashkiakë të saj, ndërsa të rinjtë numëroheshin me gishta.

Akti i parë sapo mbërritën para Kryeministrisë dogjën shiltet e vendosura aty nga Kryeministri Rama për dialog, ndërsa më vonë nuk arritën ta zhvendosnin tavolinën pre guri që kreu i qeverisë e ofroi si sofër të rrumbullakët.

Për të zëvendësuar të rinjtë që mungonin, një i moshuar i PD kërcen mes flakës së shilteve që digjen.

Për të gjitha këto akte, kryeministri Rama në një reagim të mëvonshëm shkroi se nuk vërtetojnë se kush qëndron pas dhunës së gjithë këtyre ditëve.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban”, shkroi Rama teksa publikoi edhe pamje.

Protesta nuk kishte asnjë podium të ngritur për fjalime  por vetëm thirrje “jep dorëheqjen”, ‘nuk ka dialog’ dhe ‘mbështesim protestën e studentëve’ por ndryshe mendojnë të rinjtë të cilët nuk iu bashkuan demokratëve. Më pas protesta e paralajmëruar te Ministria ku 'grupi i zjarrit' u bashkua për dhunë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Protesta e PD, Tabaku: Do të mbështesim të rinjtë te Ministria e Arsimit! Deputetja dënon dhunën: S’ka vend në demokraci, edhe ne fajtorë për mllefin e tyre (VIDEO)

 

Grupi i militantëve të PD po zhvendoset nga kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit ku do t’u bashkohet studentëve. Në një deklaratë për Report Tv, Jorida Tabaku thotë se janë në mbështetje të tyre.

Deputetja dënon reagimin e policisë ndaj protestuesve të dhunshëm, ndonëse pranon se dhuna s’është pjesë e një shoqërie demokratike. Sipas saj, shkak për dhunën e protestuesve janë pakënaqësitë e grumbulluara, ku një pjesë të fajit ia ngarkon opozitës.

Sa për mungesën e Sali Berishës që e thirri vetë protestën kombëtare të PD, deputetja nuk zbuloi ndonjë arsye të veçantë.

“PD ka protestuar për 13 vite me radhë. Sot është e gjithë Shqipëria që është ngritur në këmbë dhe në mbështetje të protestës së studentëve jemi edhe ne. PD po i bashkohet protestës së të rinjve.

Pas kësaj ne do të nisemi menjëherë drejt Ministrisë së Arsimit. Sigurisht protesta e orës 14:00 është e tyre dhe ne i mbështesim. Kam qenë edhe në cilësinë e kryetares dhe për median për të mbështeutr minorenët. Ka pasur një sulm brutal të policisë ndaj të vegjëlve. Është shumë e nevojshme që secili prej nesh të kuptojë që qeveria do të rrëzohet dhe kërkesat zbatohen kur jemi të gjithë bashkë. Sot besojmë të gjithë se e keqja më e madhe e Shqipërisë është PS.

Në qoftë se ka pasur të paktën 3 ditët e para dhunë, ajo ka qenë e policisë ndaj studentëve. Unë besoj që arriti kulmin ditën e tretë me thyerjen e gjymtyrëve, dhunë verbale e fizike. Besoj fort te forca e fjalës dhe argumentit, protesta paqësore, por ndoshta këta njerëz kanë mllef që ndoshta është edhe për fajin tonë. Mllefi më i madh është te e ardhmja dhe ndoshta është shprehur në atë formë. Nuk është më e mira, por ata atë kanë gjetur.

Për mua, dhuna nuk ka vend në një shoqëri, por pas këtyre kërkesave 14-vjeçare dhe dhunës, ndoshta ashtu e kanë gjetur mënyrën.

Unë besoj që Berisha ka zgjedhur vetë të mos ishte pjesë e protestës. Ajo është thirrur nga ai, por ka zgjedhur të mos jetë prezent. Përfaqësuesit e tjerë janë këtu”, tha Tabaku.

Ora 13:43
Tentativë për t’u ngjarë të rinjve, militantët e Berishës i kopjojnë gjestin e karremit me kroasant (VIDEO)

 

Protesta e të rinjve duket të jetë kthyer në burim frymëzimi për militantët e PD. Pas kërcimit në bulevardin para kryeministrisë, ata kanë sjellë një karrem peshkimi me një kroasant që varet në të.

Të njëjtën simbolikë e kanë përdorur edhe protestuesit, në shenjë ironie ndaj policisë.

Ora 13:26
Provojnë forcën me sofrën e gurtë para kryeministrisë, dështojnë militantët e PD (VIDEO)

 

Disa prej militantëve të PD janë përpjekur të lëvizin nga vendi ‘sofrën’ para kryeministrisë, por pa sukses. Grupi, mes të cilëve shihen edhe të maskuar, provon disa herë derisa njëri, ‘për të fshehur’ dështimin, hipën me të duke bërë gjeste drejt godinës së kryeministrisë.

Ora 13:17
Pamje me dron nga protesta e PD para kryeministrisë, mblidhen vetëm një grup militantësh (VIDEO)

 

Vetëm një grup militantësh po marrin pjesë në protestën e Partisë Demokratike para kryeministrisë.

Protesta, e thirrur në orën 12:00 dhe e quajtur “kombëtare”, nuk shënon pjesëmarrje të të rinjve apo flamingove.

As vetë kreu i PD, Sali Berisha, nuk është shfaqur në protestë. Megjithatë, ai ka dërguar ‘besnikët’ si Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti, Sali Lushajn etj.

Ora 12:55
Protesta e PD te kryeministria, Kuçana ‘shtron’ foto mbi sofër: Rama do të bëjë dialog me Agasin, Yeffet e Ballën (VIDEO)

 

Me të mbërritur para kryeministrisë, Partia Demokratike hoqi menjëherë fletët ku lexohej ‘dialog’ që Rama kishte vendosur mbi ‘sofër.’

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, i zëvendësoi me foto të Ergys Agasit, Ron Yeffet e Taulant Ballës.

“Rama do të ketë dialog vetëm me Ergys Agasin. Rama do të bëjë dialog vetëm me Ronin. Rama do të ketë kryenegociator dhe dialogues Taulant Ballën”, tha ajo.

“Dialogu fillon pasi të japë dorëheqjen”, shtoi një tjetër duke i hedhur tej shiltet që vetëm pak më pas përfunduan në flakë.

Ora 12:53
Në mungesë të studentëve, i moshuari i PD ‘kopjon’ protestën e të rinjve me një kërcim mes flakëve (VIDEO)

 

Një protestues i PD duket të jetë frymëzuar nga protestat e të rinjve para kryeministrisë. Ndërsa në rrugë digjeshin shiltet që Rama kishte vendosur për sofrën e dialogut, i moshuari ka nisur të kërcejë rreth zjarrit.

Një tjetër e shoqëron me ritmet e daulles.

Vihet re se deri më tani, studentët apo protestuesit flamingo nuk i janë bashkuar PD para kryeministrisë.

Ora 12:48
Rama i vendosi për dialog, protestuesit e PD djegin shiltet rreth sofrës para kryeministrisë (VIDEO)

 

Protestuesit e Partisë Demokratike janë pozicionuar para kryeministrisë ku ‘shënjestra’ e tyre më e parë ishin shiltet e vendosura rreth sofrës së dialogut të thirrur nga Rama.

R.Xh/K.T./Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (4 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Linda: 24/10/2026 14:14

    Hajdutja tradhetarja organizatorja e krimeve Sude Jorida Tabaku Turdiu Sallaku,turpi i politikes shqiptare!!

    Përgjigju
  • romeo: 24/10/2026 14:08

    Kaq shpellarë i kanë mbetur Sali non grstës, kaq derra ka Shqipëria janë zhulsa të pa larë që nuk dinë as të shkruajnë e as të lexojnë.

    Përgjigju
  • Arta: 24/10/2026 12:59

    Po ku njeh dialog PD ata kan djeg edhe seline e tyre kur eshte puna me mbrojte plkun mere me kompani.Ato nga vijne vetem vrasin djegin e shkaterrojne harruat qe plaku mere i coi qe te vrisnin jugun e shqiperise,populli thote ujku qimen e nderron zokonin jo,edhe kto ti costa edhe ne vendin me te cilivizuar ne bote ate pune kane me vra djeg e shkoterru

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?