Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Demo: Kemi identifikuar protestuesit që ushtruan dhunë, do t’i referojmë në Prokurori

    Rama akuzon “duart e huaja” dhe krimin e organizuar për protestat: Synojnë destabilizimin e vendit

    Rreth 2 mijë efektivë në terren për protestën kombëtare, policia në gatishmëri për trazira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Demo: Kemi identifikuar protestuesit që ushtruan dhunë, do t’i referojmë në Prokurori
    Kryesore

    Demo: Kemi identifikuar protestuesit që ushtruan dhunë, do t’i referojmë në Prokurori

    October 24, 2026

    Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka identifikuar persona që dyshohet se kanë kryer akte dhune gjatë protestave të ditëve të fundit dhe se procesi i identifikimit do të vijojë deri në përfundimin e hetimeve.

    Në një deklaratë për mediat, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Demo tha se autoritetet po analizojnë materiale nga burime të ndryshme, përfshirë pamjet e televizioneve, kamerat e institucioneve publike dhe private, si dhe videot e publikuara nga vetë protestuesit në rrjetet sociale.

    Sipas ministrit, teknologjia po ndihmon në përpunimin e qindra orëve filmime dhe në identifikimin e personave që dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private, edhe në rastet kur ata janë përpjekur të fshehin fytyrën me maska.

    “Ne kemi në fakt dita-ditës raste, të cilat janë të identifikueshme edhe kur protestuesit kanë fshehur pamjen e tyre nëpërmjet maskave. Ne përsëri kemi arritur që të identifikojmë të gjithë protestuesit, të cilët kanë kryer akte dhune. Ky proces do të vazhdojë”, u shpreh Demo.

    Ai theksoi se materialet e mbledhura do të përdoren për ndërtimin e çështjeve që do t’i përcillen Prokurorisë, me qëllim që personat e dyshuar për akte dhune dhe dëmtim të pronës të përballen me drejtësinë.

    “Policia e Shtetit është shumë e qartë për sa i përket detyrës që ka, për të sjellë përpara Prokurorisë të gjitha ato çështje që do të ndërtohen për të gjithë personat të cilët kanë kryer dhunë kundër institucioneve dhe pronës private”, deklaroi ministri.

    Demo tha se pamjet e publikuara nga mediat dhe institucionet, si dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale, kanë ndihmuar në dokumentimin e rasteve. Ai shtoi se përdorimi i teknologjisë po e bën procesin më të shpejtë dhe më të saktë, duke pasur parasysh volumin e madh të materialeve që duhen shqyrtuar.

    Në përfundim, ministri garantoi se Policia do të vijojë punën për identifikimin dhe referimin në organet e drejtësisë të personave që dyshohet se kanë dëmtuar pronën publike dhe bizneset private.

    “Policia e Shtetit do të punojë çdo ditë, për aq kohë sa duhet, për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata të cilët kanë shkatërruar pronën publike, të gjithë ata të cilët kanë cenuar bizneset private”, përfundoi Demo.

    Demo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Demo: Kemi identifikuar protestuesit që ushtruan dhunë, do t’i referojmë në Prokurori

    October 24, 2026

    Rama akuzon “duart e huaja” dhe krimin e organizuar për protestat: Synojnë destabilizimin e vendit

    October 24, 2026

    Rreth 2 mijë efektivë në terren për protestën kombëtare, policia në gatishmëri për trazira

    October 24, 2026

    “Sigurisht që është nepotizëm!”/ Stallone mbron rolin e vajzës në “Tulsa King”

    October 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.