Leskaj: Kjo protestë e ka një finale, të gjithë duhet të bashkohen me studentët

24 Tetor 2026 | 12:54

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj tha në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Enkelejda Mema se protesta e nisur nga studentët do ta ketë një finale që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Leskajt PD nuk ka për synim t’u vjedhë protestën studentëve, e cila siç tha është një revoltë qytetare kundër keqqeverisjes.

I pyetur nëse Berisha nuk do të ishte në protestë, siç ishte nënkuptuar në një deklaratë të këtij të fundit, Leskaj shprehu bindjes se Berisha si lideri dhe drejtuesi i PD do të merrte pjesë në protestë.

“Aksionin e protestës së PD-së e di udhëheqja e partisë. Kjo protestë e ka një finale, që është edhe kryefjala e 146 ditëve protestë dhe 10 ditëve revoltë: shporrja e Edi Ramës.

PD-ja, si të gjithë faktorët në Shqipëri, i është bashkuar që ditën e parë revolucionit të flamingove dhe protestës së studentëve, dhe kjo protestë e sotme nuk ka asgjë të keqe. Të gjithë duhet t’i bashkohen protestës së studentëve.

PD-ja dhe Berisha nuk kanë qëllim t’ua marrin protestën studentëve. Kjo është protestë e revoltës ndaj keqqeverisjes. PD-ja i është bashkuar dhe ka bërë shumë mirë, madje më shumë duhet të bënte.

Të gjithë duhet të solidarizohen me aksione të ndryshme. Besoj se doktori do të jetë në protestë, është lideri i PD-së”, tha Leskaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Digje, digje”, protestuesit e PD-së u vënë flakën ulëseve të dialogut para Kryeministrisë

Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për dialogun...
12:51 | 24/10/2026

Nis protesta, deputetët dhe mbështetësit e PD marshojnë drejt Kryeministrisë

Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë larguar nga selia e Partisë Demokratike, ku kanë qëndruar për disa minuta, dhe kanë vijuar marshimin...
12:30 | 24/10/2026

“As maskat nuk i fshehin dot”, Demo: Po identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë një daljeje për mediat këtë të shtunë, deklaroi se Policia po punon për identifikimin e të gjithë...
12:14 | 24/10/2026