Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi nga protesta para Kryeministrisë, e thirrur nga kjo forcë politike, pohoi se po dalin në tubim në mbështetje të studentëve.
Ai tha për mikrofonin e News24 se PD nuk kërkon autorësi të protestës, pasi ajo u takon studentëve, ndërsa shtoi se i vetmi qëllim është largimi i Ramës.
“Është protestë në mbështetje të studentëve. Ata kanë ardhur në mbështetje të studenteve. Jam i bindur se do të shtohet numri në vijim. I vetmi qëllim është largimi i Ramës. Qëllimi i PD është të largohet Rama dhe ndaj çdo faktor opozitar duhet të bashkohet për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ne këtu jemi ardhur për t’u bërë ndihmë ndaj studentëve, për të denoncuar çdo dhunë ndaj tyre. Nuk jemi në garë se kush do të jetë kryeministër, por që të largohet Rama. Se kush e fiton, ta vendosin qytetarët. Nuk bëhet me banda kjo punë, por me zgjedhje. Kjo është diçka e qartë!”, tha Këlliçi.
