Avokatja e njohur dhe zyrtarja e PD, Eda Grimçi, deklaroi në një prononcim për SYRI TV se dhuna policore ndaj studentëve ka qenë joproporcionale.
“Dhuna ndaj të rinjve është shumë më tepër se sa ka nxjerrë media dhe sa publiku i gjerë di.
Dhuna në komisariate ka qenë çnjerëzore.
Por dhuna ka qenë akoma më e fortë psikologjike aq sa disa të dhunuar nuk e kanë deklaruar dhunën dhe as nuk kanë shkuar në spital sepse mund të arrestoheshin.
Dhuna e policisë ka qenë çnjerëzore dhe disproporcionale.
Përveçse ka qenë iniciatiore, policia ka qenë edhe provokatore e dhunës.
Policia ka qenë me një plan masash politik për të ushtruar terror.
Nuk ka zbatuar ligjin, por i ka shkelur në mënyrë të qëllimshme.
Konstatimi i arrestit të paligjshëm në flagrancë është heqje e lirisë së tjetrit dhe është vepër penale.
Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por jemi në kushtet e rrëmbimit dhe heqjes së lirisë dhe këto janë vepra të rënda penale,” tha Grimçi.
© SYRI.net