Përplasjet politike të protestës janë zhvendosur edhe në komentet e rrjeteve sociale, ku aktivistja Flora Xhemani Baba ka debatuar me deputeten socialiste Sara Mila.
Duke iu drejtuar Milës, Xhemani Baba e pyet se ku janë votuesit e saj për ta mbështetur në komentet online, përpara se t’i japë, me ironi, edhe një “zgjidhje”: të paguajë disa patronazhistë për të balancuar reagimet negative.
“Po nja 2-3 patronazhistë, sa me e balancu pak situatën, pse nuk paguan? Ja p.sh. Zegjineja ta kalon për komente pozitive”, shkruan aktivistja.
Pra, nga revolucioni dhe denoncimi i sistemit, debati përfundoi te këshillat se si mund të prodhohet mbështetje në rrjet.












