“Ka thirrje për sulme ndaj Policisë”, Nushi: Personat e dhunshëm do identifikohen pavarësisht maskave
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median të shtunën se policia ka shtuar masat parandaluese dhe reaguese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës, pas zbulimit të thirrjeve të shumta për dhunë gjatë tubimit të sotëm.
Nushi bëri thirrje për distancim nga njerëzit e maskuar, të cilët siç tha do identifikohen dhe vihen para përgjegjësisë ligjore, pavarësisht maskave që mbajnë apo përpjekjeve për të fshehur identitetin.
“Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet e hapura në platformat online për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me lëndë piroteknike, bomba Molotov, sfera dhe vida metalike, shkopinj druri e metalikë, gurë dhe sende të tjera të forta, me qëllim ushtrimin e dhunës gjatë tubimit të paralajmëruar për ditën e sotme, Policia e Shtetit ka shtuar masat parandaluese dhe reaguese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Edhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka konstatuar thirrje të shumta për sulme ndaj punonjësve të Policisë, shkatërrimin dhe djegien e automjeteve të Policisë, si dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.
Në lidhje me këto thirrje, Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal dhe strukturat e specializuara po kryejnë veprime hetimore për identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Personat që synojnë ta shfrytëzojnë tubimin për të ushtruar dhunë, pavarësisht maskimit apo përpjekjeve për të fshehur identitetin, do të identifikohen dhe do të përballen me përgjegjësinë ligjore.
Pjesëmarrësit në tubim të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve të paligjshme.
U bëjmë thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në tubime apo të qëndrojnë në ambiente ku siguria e tyre mund të vihet në rrezik nga përplasjet dhe aktet e dhunshme të paralajmëruara në rrjetet sociale. Mbrojtja e fëmijëve nga situatat e rrezikshme është përgjegjësi e përbashkët.
Gazetarët dhe operatorët mediatikë që raportojnë nga terreni, të respektojnë perimetrat e sigurisë të përcaktuar nga Policia dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, për të shmangur rrezikimin e jetës dhe shëndetit të tyre. Vlerësojmë maksimalisht rëndësinë e informimit të publikut dhe të ushtrimit të lirë të veprimtarisë gazetareske, në respektim të masave të sigurisë”, tha mes të tjerash drejtuesi i policisë.
Përfshihet nga flakët një makinë në Gramsh, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin
Leskaj: Kjo protestë e ka një finale, të gjithë duhet të bashkohen me studentët
- 13:42 SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare
- 13:36 Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati
- 13:23 Përfshihet nga flakët një makinë në Gramsh, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 13:05 Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh
- 13:01 Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin
- 12:54 Leskaj: Kjo protestë e ka një finale, të gjithë duhet të bashkohen me studentët