Nënkryetarja e FRPD, studentja Desada Xhetani, tha sot se opozita nuk ka dalë në shesh si oponencë ndaj protestë studentore, por janë aty në mbështetje të protestës rinore.
“Vlen për t’u theksuar se opozita nuk e ka kërkuar asnjëherë këtë protestë për t’i bërë oponencë protestës së studentëve.
Kjo protestë është thirrur nga kryetari i PD dhe e gjithë opozita që t’i vijnë në ndihmë studentëve.
Kjo protestë është në mbështetje të studentëve, nuk është protestë përçarëse.
Çdokush që e shikon këtë si përçarëse, ka dëshirë t’i bëjë opozitë opozitës dhe ta mbajë Ramën atje ku është tani,” tha studentja.
Ajo iu përgjigj edhe akuzave të Edi Ramës se studentët janë kriminelë.
“Në këtë shesh nuk ka kriminelë. Ka studentë, ka studentë të jashtëzakonshëm, të cilëve u ka ardhur situata në majë të hundës.
Studentët ia kanë bërë të ditur Ramës se nuk ka dialog.
Nëse do dialog, le të dalë këtu dhe të shohë përgjigjen që do i japin studentët.
E vetmja gjë që kërkojnë pa negocim studentët është dorëheqja e Edi Ramës.
Rinia dhe studentët e kanë marrë në dorë Tiranën dhe Shqipërinë. tashmë Tirana dhe Shqipëria nuk janë të Ramës,” tha Xhetani.
© SYRI.net
‘Rama është shefi i krimit në Shqipëri’/ Balliu: Demokratët në krah të studentëve, revolta do të mbështetet deri në fund
Noka: Jemi këtu për t’i dhënë spunto më të madhe protestës heroike të studentëve, është koha të bashkohemi!
Këlliçi nga protesta para Kryeministrisë: Kauza e studentëve është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike