Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi në protestën kombëtare se opozita dhe demokratët janë në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulme ndaj të rinjve që protestojnë dhe e cilësoi atë si përgjegjës për inkriminimin e institucioneve të shtetit.
Balliu tha se rritja e çmimeve, kostot e larta dhe problemet në arsim i kanë shtyrë studentët të dalin në protestë.
“Tanimë studentët janë çuar në një revoltë dhe ne patjetër këtë revoltë do ta mbështesim”, u shpreh deputeti i PD-së.
Fjala e tij:
Jemi në mbështetje të studentëve, të kërkesave të tyre, në mbështetje të një revolte tashmë mbarëkombëtare kundër një qeverie që ka shkatërruar çdo gjë në Shqipëri, qoftë në ekonomi, qoftë në sigurinë e jetës. Në këtë aspekt, nuk ka se si të jetë ndryshe, që opozita dhe demokratët kanë qenë, janë dhe do të mbeten në mbështetje të studentëve.
Është një protestë që çdo moment vjen duke u rritur dhe, pa diskutim, besojmë që, në të gjithë këtë situatë kritike ku është vendi, dalja e Edi Ramës për të sulmuar dhe inkriminuar studentët ishte një nga aktet, qoftë qesharake, qoftë të turpshme, të një njeriu tashmë në përpëlitjet e fundit.
Nëse do ta financonte krimi këtë protestë, siç thotë Rama, ai do të ishte pjesë e kësaj proteste, sepse është ai shefi i krimit në Shqipëri.
Të flasë Edi Rama kundër krimit është si të flasë Hitleri kundër racizmit.
E kemi të qartë që, nëse ka një njeri të lidhur me bandat, nëse ka një njeri që ka inkriminuar institucionet e shtetit, ai është Edi Rama.
Ne jemi i vetmi vend në botë që jemi të detyruar të bëjmë një ligj të dekriminalizimit të institucioneve, sepse ai futi aty trafikantë droge, vrasës, përdhunues nëpër institucionet e shtetit. Ka futur të gjithë llumin që ka jetuar, llumin që ai përfaqëson. Çdo bandë kriminale sot ka drejtorin e vet, çdo bandë kriminale ka deputetin e vet.
Këtu po flasim qoftë për Suel Çelën, qoftë për Troplinët, qoftë për Hajrat, qoftë për Bajrat, të gjitha organizata kriminale që ai i ka pasur në mbështetje edhe gjatë proceseve zgjedhore. Pikërisht për këtë arsye edhe studentët janë ngritur, sepse pastrimi i parave të drogës dhe kullat që firmos vetëm Edi Rama i kanë lënë ata sot pa shtëpi.
Rritja e çmimeve, rritja e kostove, shkatërrimi i sistemit arsimor, duke rënë me 80 vende në raportin e PISA-s, i detyrojnë studentët që sot të dalin në protestë.
Ata i folën për 151 ditë, kanë qëndruar duke kërkuar, duke diskutuar, dhe ai i tallte. Tanimë studentët janë çuar në një revoltë dhe ne patjetër këtë revoltë do ta mbështesim.
© SYRI.net
Studentja: Opozita nuk po i bën oponencë protestës rinore, por jemi këtu në mbështetje të saj
Noka: Jemi këtu për t’i dhënë spunto më të madhe protestës heroike të studentëve, është koha të bashkohemi!
Këlliçi nga protesta para Kryeministrisë: Kauza e studentëve është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike