Protestën kombëtare të studentëve kundër qeverisë e mbështetën sot edhe simpantizantët e Partisë Demokratike.
Ata qëndruan rreth 1 orë përpara Kryeministrisë, ku në shenjë revolte dogjën edhe stolat e “dialogut” të kreut të qeverisë.
Tashmë ata po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet të bashkohen me studentët.
Tek Ministria e Arsimit janë mbledhur studentët, që janë në protestë prej kohësh.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama.
