Protestuesit e PD nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
24 Tetor 2026 |
13:50
Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë aty ku dogjën edhe jastëkët e vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë dialogu për studentët.
Rreth orës 14:00 ata nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku është lajmëruar një protestë nga studentët, në mbështetje të së cilës janë shprehur edhe pedagogët.
Ndërkohë, para Ministrisë së Arsimit, deri në orën 14:00 nuk ka pasur asnjë grumbullim studentësh.
Një makinë ujëhedhëse dhe forca të FNSH janë dislokuar pranë Ministrisë së Arsimit pas thirrjeve në rrjetet sociale për një protestë të studentëve në këtë vend.
Lajme të Sugjeruara
Përfshihet nga flakët një makinë në Gramsh, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune në Gramsh. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për shuarjen...
“Ka thirrje për sulme ndaj Policisë”, Nushi: Personat e dhunshëm do identifikohen pavarësisht maskave
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median të shtunën se policia ka shtuar masat...
Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hita, inspektoi në terren shërbimet policore të angazhuara për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa mbledhi edhe drejtuesit e tyre...
- 13:42 SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare
- 13:36 Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati
- 13:23 Përfshihet nga flakët një makinë në Gramsh, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 13:21 “Ka thirrje për sulme ndaj Policisë”, Nushi: Personat e dhunshëm do identifikohen pavarësisht maskave
- 13:05 Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh
- 13:01 Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin