Gazetari Ardit Rada ka reaguar me ironi pas protestave të zhvilluara në vend, duke komentuar edhe daljen e Partisë Demokratike para Kryeministrisë këtë të shtunë.
“Edhe bërë PD-ja si zjarrfikëse. Në çdo protestë që ndërhyn, e shuan direkt”, shkruan Rada, duke ironizuar rolin e opozitës në protestat e fundit.
Reagimi i gazetarit vjen në një kohë kur PD-ja ka dalë para Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e saj, pas tubimeve dhe protestave të ditëve të fundit, teksa dy ditë më parë kreu i PD Sali Berisha mori autorësinë e protestave..


