Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e protestuesit Franko Dopi, i arrestuar gjatë protestave, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Dopi po hetohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi u arrestua në flagrancë.
Prokuroria kishte kërkuar që arrestimi të vlerësohej i ligjshëm dhe ndaj tij të caktohej masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe dëgjimit të konkluzioneve të palëve, gjykata pranoi kërkesën.
Në vendimin e dhënë këtë të shtunë, më 24 tetor, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë, por urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Dopit, nëse ai nuk mbahet për shkak të një mase tjetër sigurimi apo të një vendimi dënimi.
Për ekzekutimin e vendimit është ngarkuar Policia Gjyqësore.


