Me kërkesë të PDK-së, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ligji u miratua më 6 tetor, ndërsa kërkesa për rikthimin e tij ka shkaktuar përplasje brenda partisë që i sponsorizoi ndryshimet. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, përmes të cilit u shtynë përpara ndryshimet ligjore, deklaroi se ligji nuk ka asnjë gabim dhe se do të kishte preferuar që debati të përqendrohej te zbatimi i tij. Në mbështetje të tij doli edhe Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, i cili i sugjeroi të mbajë kokën lart dhe të përgatitet për garë, duke lënë të kuptohet mundësia e kandidimit për kryetar të PDK-së. Ndërkohë, ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, kërkoi dorëheqjen e gjithë kryesisë së partisë deri në mesnatë.