Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 12-të të protestave kundër qeverisë.

Tubimi para Ministrisë së Arsimit ishte paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa studentët vijojnë mobilizimin për të bërë të dëgjueshme kërkesat e tyre.


Marshimi vjen pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku mbështetës të Partisë Demokratike zhvilluan tubimin e tyre në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë dhe në mbështetje të studentëve. /a2cnn/