Pas ndihmës kritike që Turqia dha për përballimin e dhunës gjatë trazirave, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Bariş Ceyhun Erciyes, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet në Shqipëri, rajon dhe më gjerë në Evropë.
Përmes një reagimi, Hoxha e cilësoi takimin një mundësi për një bisedë të hapur mbi çështjet me interes të përbashkët.
Ai theksoi se Turqia është një vend mik, partner strategjik dhe aleat i Shqipërisë në NATO, duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i forcuar e thelluar më tej ato.
Sipas ministrit, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë synohet të zgjerohet edhe përmes nismave të përbashkëta dhe bashkëpunimit rajonal.
“Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, SH.T. Bariş Ceyhun Erciyes, për një bisedë të hapur mbi zhvillimet në Shqipëri, në rajonin tonë dhe më gjerë, në Evropë. Turqia është një vend mik, partner strategjik dhe aleat në NATO, me të cilin gëzojmë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe ndajmë vullnetin për t’i forcuar e thelluar më tej ato, përfshirë përmes nismave dhe bashkëpunimit rajonal”, shkruan Hoxha.


