Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Irini Qirjako.
Me praninë e saj, artistja i bashkohet zërave që mbështesin studentët në protestën e tyre.
“Më flet shpirti”, është mesazhi që dha artistja.
Studentët prej disa ditësh kanë dalë në protesta masive duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.












