Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke publikuar pamje nga akti simbolik i protestuesve të opozitës, të cilët dogjën shilte dhe jastëkë të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, me nismën e Ramës si hapësirë për dialog me protestuesit.

Kryeministri e ka cilësuar Partinë Demokratike si “mëmën e dhunës”, duke e akuzuar se ka dalë për të marrë autorësinë e terrorit urban.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
‘Thyjani xhamat’, Balla publikon bisedat e protestuesve: Gjithçka sipas urdhrave që u jepen me mesazhe

1792860842_ballapostimmesazh.jpg

Kreu i grupit Parlamentar të PS, ka publikuar disa mesazhe të një grupi në ‘Telegram’ ku protestuesit udhëzohen se çfarë duhet të bëjnë.

“Gjithçka sipas urdhrave që u jepen me mesazhe”, shkruan Balla në Facebook.

Ndërkohë në disa prej mesazheve shkruhet: ‘Thyjani xhamat’, ‘Bashkohuni mos ecni me terezi, rrini afër njëri tjetrit’.

Ora 18:50
Koçiu: PD prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, urdhëruesi ka dalë hapur dhe ka marrë autorësinë e plotë të shkatërrimit (VIDEO)

 

Zëvendëkryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestat e dhunshme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Koçiu shprehet se Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, në shesh, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në çdo kanal komunikimi media apo online.

Ajo thekson se urdhëruesi ka dalë hapur dhe ka marrë autorësinë e plotë të shkatërrimit, teksa shton se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet kurrë nga ata që nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme në interes të saj.

Postimi i plotë:

Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar. Sot, urdhëruesi i dhunës ka dalë hapur, ka marrë përsipër autorësinë e plotë të shkatërrimit dhe e ka grisur vetë alibinë e “turmës së zemëruar”.

Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, në shesh, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në çdo kanal komunikimi, media apo online.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet kurrë nga ata që nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme në interes të saj. Nuk e bënë kur qeverisnin në emër të Shqipërisë dhe nuk e bëjnë as sot, kur angazhohen hapur dhe me paramendim për të destabilizuar vendin, thjesht për llogari të dëshpërimit të tyre politik.

Por edhe kjo llogari e mbrapshtë, si çdo llogari tjetër e tyre, e vjetër apo e re, do t’u dalë përsëri gabim. Shqiptarët nuk e duan dhunën, shqiptarët duan Europën.

Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!

Ora 18:44
Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës (VIDEO)

 

‘Studentët’ e protestës së ditës së sotme ndodhen në selinë e Partisë Demokratike, ironizon kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar një video ku duken militantët e PD në oborr, gati për të vijuar me protestën.

“Në Universitetin e Dhunës”, shkruan kryeministri. Videoja mban orën 15:30, kohë gjatë së cilës kishin nisur sulmet e para në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”

Ora 17:18
‘Maskat’ hyjnë e dalin nga selia e PD, Balla publikon pamjet: Aty ndodhet depoja e molotovëve (VIDEO)

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku një grup protestuesish të maskuar hyjnë e dalin brenda selisë së Partisë Demokratike.

Krahas pamjeve, Balla shkruan se selia e PD-së është kthyer në depo të molotovëve, për të furnizuar protestuesit e dhunshëm.

‘Depoja e molotovëve: SELIA E PD’, ka shkruar Balla krahas pamjeve në rrjetet sociale.

Ora 15:16
Protesta në Tiranë, Koçiu: Dështim i një tentative për të fabrikuar me zor një ‘revolucion të popullit’, dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më (VIDEO)

Zëvendës-kryeministrja Albana Koçiu ka publikuar pamje të një grupi të vogël të protestuesve që marshojnë në rrugët e Tiranës.

Përmes një reagimi krahas pamjeve, Koçiu është shprehur se protesta e sotme është një tentativë e dështuar për të fabrikuar me zor një ‘revolucion të popullit’. Koçiu thekson gjithashtu se protesta e ‘studentëve’ ka përfunduar si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë.

Sipas Koçiut, dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më.

Reagimi i Koçiut:

Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë

Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më.

Ora 09:53
Protestat e dhunshme, Gogu mesazh përmes Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve: Kujdes, dhuna sjell përgjegjësi penale (VIDEO)

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në lidhje me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë ka përcjellë një mesazh përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar por dhuna sipas tij mund të sjellë përgjegjësi penale.

Në postimin e tij, ministri gjithashtu ka sjellë në vëmendje edhe rolin e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), e cila synon të ndërgjegjësojë të rinjtë për përgjegjësitë e tyre dhe pasojat ligjore të veprimeve të dhunshme.

“E drejta për të protestuar është e garantuar. Dhuna nuk është pjesë e saj.

Përfshirja në akte dhune mund të sjellë përgjegjësi penale.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) ndërgjegjëson të rinjtë për përgjegjësinë dhe pasojat ligjore.

Të mbrojmë të drejtat, duke respektuar ligjin.”- thuhet në mesazhin e tij.