Te Ministria e Arsimit protesta ka përfunduar në përplasje. Po hidhet gaz lotësjellës dhe ujë me shumicë ndaj protestuesve sapo ata hodhën gurë dhe dogjen kazanët.
Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe një protestë e studentëve. Disa hapa larg forcave të FNSH dhe mjetit ujëhedhës protestuesit i vunë flakën një kazani mbeturinash.
Mes protestuesve është vënë re një grup i veshur me bluza të bardha dhe maska të cilët nuk dihet a janë pjesë e studentëve apo protestuesve të PD. Ndërkohë protesta e studentëve te ministris e arsimit ka kaluar në dhunë.
Vazhdon përplasja. Gaz lotësjellës po hidhet edhe te sheshi Skënderbej. Numri i forcave policore është i madh, shumëherë në raport me herët e tjera.
Pasi spastruan rrugen e Durrësit nga protestuesit, forcat policore po sulmojnë me gaz te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor në Tiranë.




