
Përplasjet e para mes protestuesve dhe policisë janë shënuar para Ministrisë së Arsimit, ku vijon protesta e studentëve dhe qytetarëve.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.
Numri i studentëve dhe qytetarëve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit është i lartë.
Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, duke e bërë këtë kërkesën kryesore të tubimit.