Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas djegies së ulëseve të vendosura para Kryeministrisë për dialog me studentët, gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas pamjeve nga momenti i djegies së ulëseve, Rama ka ironizuar PD-në, duke e cilësuar si “mëmën e dhunës”.
“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan kryeministri.
Reagimi i Ramës vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të ditëve të fundit dhe tubimit të sotëm të opozitës para Kryeministrisë.


