
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku është përqendruar protesta kombëtare e studentëve dhe qytetarëve.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka avancuar dhe ka nxjerrë në rrugë dy autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Protesta zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e bëjnë qeverinë përgjegjëse për gjendjen në vend dhe kërkojnë largimin e saj.