Dy autobotë ujëhedhës ishin pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, gati për veprim në rast acarimi të situatës në protestën e sotme të studentëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Policia i ka përdorur duke hedhur ujë me presion, si dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit që filluan sulmet.
Forcat e policisë avancuan në drejtim të tyre, duke i zhvendosur nga zona e Rrugës së Durrësit.
Nga ana e tyre, protestuesit hodhën fishekzjarre drejt efektivëve.