Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë nisur të thyejnë dhe të shkulin pllakat e trotuareve, duke i hedhur më pas në rrugë.
Tubimi i të rinjve ishte njoftuar për orën 14:00, ndërsa drejt Ministrisë së Arsimit u drejtuan edhe protestuesit që ishin mbledhur më herët para Kryeministrisë, në protestën e thirrur nga deputetët e Partisë Demokratike.
Lëvizja e protestuesve drejt ministrisë bëri që dy tubimet të bashkoheshin në të njëjtën zonë, ku situata është tensionuar.


