Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria. Urdhër për të qëlluar me plumba gome
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook për protestat dhe përshkallëzimin e situatës, duke kritikuar përpjekjet për të krijuar atë që e cilëson si një “revolucion të popullit”.
Sipas Koçiut, dështimi i kësaj përpjekjeje i ka kthyer protestuesit në pjesë të një grupi të dhunshëm, të cilin ajo e akuzon se nuk shqetësohet për studentët dhe të ardhmen e Shqipërisë.
“Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një ‘revolucion të popullit’ të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan zëvendëskryeministrja Koçiu.
Në reagimin e saj, zëvendëskryeministrja thekson se dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa e cilëson dhunën si një rrugë pa dalje për ata që, sipas saj, nuk kanë më çfarë të ofrojnë.
Top Channel