Zëvendës-kryeministrja Albana Koçiu ka publikuar pamje të një grupi të vogël të protestuesve që marshojnë në rrugët e Tiranës.
Përmes një reagimi krahas pamjeve, Koçiu është shprehur se protesta e sotme është një tentativë e dështuar për të fabrikuar me zor një ‘revolucion të popullit’. Koçiu thekson gjithashtu se protesta e ‘studentëve’ ka përfunduar si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë.
Sipas Koçiut, dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më.
Reagimi i Koçiut:
Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë
Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më.
Lajmi kryesor:
Protestuesit e PD-së i vënë flakën jastëkëve para kryeministrisë, Rama: Ja edhe mëma e dhunës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban







