Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 11:50 në zonën e Mashanit, në bashkinë e Gramshit.
Ngjarja është regjistruar gjatë paradites, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
Pritet që të mësohen më shumë detaje lidhur me rrethanat e incidentit, teksa kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse.










