Kronikë
Nis përplasja te Kryeministria, protestuesit sulmojnë me gurë dhe molotov policinë

Një pjesë e protestuesve kanë mbërritur tashmë para Kryeministrisë, ku kanë nisur një sulm me gurë dhe molotovë në drejtim të godinës dhe policisë.
Pas largimit nga Ministria e Arsimit, ku pati një përplasje me policinë, por u larguan pas hedhjes së ujit, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.
Disa nga protestuesit e maskuar, njësoj si në protestat e ditëve më parë, kanë filluar sulmin ndaj Kryeministrisë, ndërsa policia ka vijuar me hedhjen e ujit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




