Një nisje premtuese për Lara Colturin në Kupën e Botës në ski. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit në podium në garën e zhvilluar në Sölden të Austrisë, duke e mbyllur konkurrimin në vendin e dytë.

Pas zbritjes së parë, ku u pozicionua e gjashta, Colturi reagoi në mënyrë mbresëlënëse në zbritjen e dytë. Me një performancë shumë të mirë, ajo arriti të fitonte pozicione dhe të siguronte një rezultat të rëndësishëm në garën hapëse të sezonit.

Fitorja shkoi për amerikanen Paula Moltzan, e cila la pas skiatoren shqiptare. Për Colturin, ky rezultat përbën një fillim të fortë dhe një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e garave në Kupën e Botës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb