Policia përdor tre autobotë uji, shpërndan protestuesit nga bulevardi (VIDEO)

24 Tetor 2026 | 15:22

Policia ka përdorur tre autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit edhe nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ndodhi menjëherë pasi protestuesit mbërritën në sheshin para Kryeministrisë, ku një grup të rinjsh nisën të godisnin me gurë autobotin e ujit të pozicionuar në oborrin e godinës qeveritare.

Në kundërpërgjigje, efektivët përdorën tre autobotët me ujë për të larguar të rinjtë që qëllonin me gurë, duke i shpërndarë deri në sheshin “Skënderbej”.

Po ashtu, pranë Ministrisë së Brendshme, efektivët e policisë kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koçiu: Tentativa për të fabrikuar një “revolucion të popullit”, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar edhe këtë të shtunë në Tiranë, duke nënvizuar se ajo pjesë e...
15:18 | 24/10/2026

Tensione në bulevard, protestuesit qëllojnë me gurë efektivët dhe autobotin e ujit

Pasi policia i shpërndau nga Rruga e Durrësit, ku ishin grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur në bulevardin pranë Kryeministrisë. Disa të rinj...
15:14 | 24/10/2026

Policia “përzë” me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit nga Ministria e Arsimit, marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta para Ministrisë së Arsimit është tensionuar pasi nisi hedhja e gurëve dhe mjeteve të forta drejt godinës ndërkohë që iu vu zjarri kazanëve të...
14:39 | 24/10/2026