
Policia ka penguar marshimin e protestuesve drejt Kryeministrisë, duke nxjerrë autobotët dhe përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë dhe t’i rezistojnë përpjekjeve për shpërndarjen e tyre.
Gaz lotsjellës është përdorur edhe në zonën pranë Ministrisë së Brendshme, ku, sipas raportimeve nga protesta, nuk po zhvilloheshin përplasje. Përdorimi i gazit ka ngritur shqetësime edhe për praninë e mundshme të fëmijëve mes protestuesve.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për keqqeverisje.