
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestën dhe përshkallëzimin e situatës, duke kritikuar atë që e cilëson si përpjekje për të fabrikuar një “revolucion të popullit”.
Sipas Koçiut, dështimi i kësaj përpjekjeje ka çuar në përfshirjen e protestuesve në një grup të dhunshëm, të cilin ajo e akuzon se nuk shqetësohet për studentët dhe të ardhmen e vendit.
“Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një ‘revolucion të popullit’ të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Koçiu.
Në reagimin e saj, zëvendëskryeministrja e vë theksin te dialogu, të cilin e cilëson si rrugën e atyre që kanë argumente, ndërsa shprehet se dhuna është një rrugë pa dalje për ata që, sipas saj, nuk kanë më çfarë të ofrojnë.