Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbeturinash në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks.
Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa një autobot me ujë ndodhet në gatishmëri për ndërhyrje, në rast se situata përshkallëzohet më tej.
Tensionet vijnë pas përplasjeve të regjistruara më herët mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë ndërhyrjes, forcat e rendit përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protesta zhvillohet në ditën e 12-të të reagimit të studentëve dhe të rinjve, të cilëve u janë bashkuar edhe pedagogë.













